Telegrafi

Këpucë me take, për fëmijë!

Firma "Heelarious" nga Uashingtoni, të cilën e kanë themeluar rreth tridhjetë nëna me sens humori, ka hedhur në treg këpucët me take të larta për fëmijët me moshë deri në gjashtë muaj.

Këto këpucë të buta dhe të rehatshme ofrohen në disa ngjyra dhe dizajne. Megjithatë, këpucët të cilat kushtojnë 35 dollarë, nuk janë të parapara për ecje, sepse takja do të thyhej nën presion.