Telegrafi

Këpucë me taka dhe seksi çorape

Takat e shushatura, këpucë të hapura që tregojnë gishtin kyç të këmbës, sandale me thembra të plota, por edhe seksi këpucë me rripa dhe gisht të hapur, mund t’i vishni me çorape dhe të dukeni thua se keni zbritur nga sfilata e modës.

Se si funksionon kjo, këtë e treguan Burberry Prorsum, Christian Dior, Chloe, Hermes, Rochas, Alexander Wang… prandaj, pse të mos kopjoni idenë dhe të kombinoni diçka në përputhje me të veshurat në dollapin tuaj?

Për mbrëmjet argëtuese përcaktohuni për çorapet e holla xixëlluese të cilat do t’i vishni me sandale ngjyrë roze; gjatë ditës, siguroni çorapet ushtarake që i përgjigjen ngjyrës së sandaleve.
Çorapet mund të jenë edhe ngjyrë hiri, portokalli, por me këpucë me taka njëngjyrëshe ose bardhë e zi. /Telegrafi/