Site icon Telegrafi

Keplerët e parë gjatë marsit?

Gjenerata e çipave Kepler ka arkitekturë të ndryshme në krahasim me zgjidhjet e deritashme, kështu që informatat ende jozyrtare për GK104 flasin për 1,536 shader, 128 njësi për teksturë dhe 32 njësi ROP si dhe taktin e punës prej 950 MHz. E përmendura GeForce GTX670 Ti do të shitet me mbledhësen 256-bitësh të memories dhe 2 GB të memories GDDR5, e kartela sipas pohimeve është më e shpejtë nga GTX 580 dhe Radeon HD 7950 i AMD-së.

Paraqitja e modelit high-end nga familja Kepler (pasuesi i GeForce GTX 580) ende pritet të ndodhë vetëm gjatë çerekut të tretë ose të katërt të këtij viti, derisa GTX 670 Ti dritën e diellit pritet ta shoh pas panairit CeBIT. /Telegrafi/

Exit mobile version