Telegrafi

Kepler në softuerët driver

Në beta versionin ForceWare 285 ekzistojnë shenja të çipave mobil GeForce 610M dhe GT 630 M, të cilët i takojnë gjeneratës së ardhshme të procesorëve grafik 28-nanometërsh me emër të koduar Kepler.

Çipat bartin emërtimin GF107, e Nvidia edhe më herët e ceki që testimi i ekzemplarëve të parë të Keplerit do të bëhet para përfundimit të vitit. Paraqitja zyrtare dhe vënia në dispozicion komercial të linjës GeForce 600 të kartelave grafike pritet në fillimin e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/