Telegrafi

Kepler me dy procesor së shpejti?

Por qysh tani ka filluar të flitet edhe për kartelën dy-procesorësh e cila dritën e diellit pritet ta shoh gjatë çerekut të dytë të vitit. Kartela do të jetë e bazuar në dy procesorë grafik GK110, një top-model “i vërtetë” i arkitekturës Kepler për segmentin e sipërm të tregut.

Janë publikuar edhe fotografitë e reja jozyrtare të GeForce GTX 680, si dhe disa detaje shtesë – çipi GK104 sipërfaqësisht është pothuajse identik me çipin legjendar G92 (rreth 300 mm2), TDP i kartelës është 190 W derisa çmimi i propozuar i shitjes do të duhej të jetë rreth 549 dollarë. /Telegrafi/