Telegrafi

Kepa i dëshpëruar për t’u larguar nga Chelsea

Kepa Arrizabalaga e di se më nuk është në planet e Chelseat, sidomos pas transferimit të Edouard Mendyt nga Rennes në verën që shkoi.

Portieri spanjoll nga edicioni i kaluar nuk është në formën e tij më të lartë dhe The Blues e mendojnë largimin e tij.

Sipas asaj që raporton The Mirror, Kepa është i gatshëm që qysh në afatin e janarit të shkojë në huazim te ndonjë skuadër tjetër.

Portieri më i shtrenjtë në botë thuhet se ka pranuar të heq dorë edhe nga një pjesë e pagës së tij prej 170 mijë eurosh në javë, vetëm që të kalojë te ndonjë skuadër tjetër në afatin dimëror.

Chelsea është e gatshme ta dërgojë në huazim dhe në fund të edicionit të vendos nëse do të qëndrojë në Stamford Bridge apo ta shesë përfundimisht. /Telegrafi/