Telegrafi

Kepa Arrizabalaga zotëroi sfidën duke goditur tetë herë radhazi traversën gjatë stërvitjes së Chelseat

Portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga tregoi sa i mirë është me këmbët e tij duke goditur traversën tetë herë radhazi gjatë stërvitjes me klubin anglez.

Arrizabalaga ka rënë poshtë hierarkisë edhe pse transferimi i tij ka kushtuar mbi 80 milionë euro, pasi spanjolli është zgjedhje e dytë pas Edouard Mendy.

26-vjeçari nuk u ftua fare nga kombëtarja e Spanjës në Euro 2020 dhe është raportuar se ai ishte ndër të parët në bazën stërvitore të klubit Cobham.

Portieri spanjoll ka ushtruar rregullisht për të qenë pjesë integrale e ekipit këtë sezon dhe tashmë ka dëshmuar se është i mirë me këmbët e tij.

Në një klip të postuar në mediat sociale, Arrizabalaga kaloi kohën duke përfunduar me lehtësi të plotë sfidën për goditjen e traversës.

Ai ka goditur plot tetë herë radhazi traversën, duke befasuar të gjithë, ndërsa tifozët kanë reaguar, duke thënë se ai duhet të luajë dhe jo të jetë portier. /Telegrafi/