Një transferim huazimi te Napoli është një nga opsionet në tryezë për portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga, sipas raportimeve.
Reprezentuesi spanjoll është jashtë favorit në Stamford Bridge, me Edouard Mendy numrin 1 të padiskutueshëm për trajnerin, Thomas Tuchel.
Marca raporton se Kepa po kërkon një mundësi për minuta të plota sezonin e ardhshëm përpara Kupës së Botës në Katar dhe ndër opsionet më të mira në tavolinë do të ishte një huazim për një sezon te Napoli.
Napoli e pa zgjedhjen e parë Davide Ospina të largohej te skuadra e Arabisë Saudite, Al Nassr dhe ka të ngjarë të jetë në treg për një portier të ri.
Italiani Alex Meret është numri 1 aktual i Napolit përpara sezonit të ri, por raportet e fundit sugjerojnë se ai është i prirur të kuptojë vendin e tij në planet e strategut Luciano Spalletti mes interesimit nga Torino.
#SSCNapoli 🇮🇹
🔥El Nápoles tantea a @kepa_46
🙌El conjunto italiano busca un sustituto para David Ospina y el guardameta español es el escogido.
👀Según @marca , club y jugador trabajan en una cesión, puesto que Kepa quiere un rol de titular que en el Chelsea ostenta Mendy. pic.twitter.com/cTy1PhfDLV
— Don Balón (@DonBalon) July 17, 2022
Kepa ka bërë vetëm 29 paraqitje në të gjitha garat që nga ardhja e Mendy në Chelsea në vitin 2020.
Kepa mbetet portieri më i shtrenjtë në botë, pasi iu bashkua Chelseat për 80 milionë euro dhe ka 11 paraqitje për Spanjën. /Telegrafi/