Site icon Telegrafi

Keown: Mourinho e do Ozilin për shkak të rivalitetit me Wengerin, francezi do të largohet në fund të sezonit nga Arsenali

Legjenda e Arsenalit, Martin Keown, beson se Jose Mourinho dëshiron të nënshkruajë me Mesut Ozil për dy arsye – sepse ai e vlerëson atë si një lojtar dhe vetëm për të mospërfillur, Arsene Wengerin, i cili beson që do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Dyshja e trajnerëve ka duruar një rivalitet të gjatë që kur Mourinho u bashkua me Chelsean në vitin 2004.

Ozil, i cili është jashtë kontratës në fund të sezonit, është lidhur me një ribashkim me ish-menaxherin e tij të Real Madridit, Mourinho dhe Keown beson se portugezi është po aq i interesuar për gjermanin.

Lexo po ashtu Ozili preferon Unitedit para Barçës

“Mendoj se Jose Mourinho do të donte që ky veprim të ndodhte, për dy arsye”, ka thënë fillimisht Keown për Daily Mail.

“E para është sepse Mourinho e vlerëson lojtari dhe e dyta se do ishte halë në sy për Wengerin”.

“Ky rivalitet mes dy menaxherëve nuk ka përfunduar ende”, përfundoi ish-kapiteni i Arsenalit.

Lexo po ashtu Wenger pranon se mund të largohet në fund të sezonit

Ish-kapiteni i Realit ka folur edhe për situatën e ish-skuadrës së tij, ku sipas tij Arsenali do ta ketë të vështirë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve edhe këtë sezon.

Ky dështim, sipas mbrojtësit anglez do të bëjë që Wenger të largohet nga Emirates pas më shumë se 20 vite. /Telegrafi/

Exit mobile version