Site icon Telegrafi

Kentaro Group të gjej kundërshtarë për Kosovën

Kush do të jetë kundërshtari i parë i Kosovës? Këtë më së miri mund ta dinë drejtuesit e kompanisë ndërkombëtare të marketingut dhe menaxhmentit të sportit, Kentaro Group.

Këta të fundit janë të angazhuar për gjetjen e kundërshtarit të parë, por edhe të tjerëve në vijim për përfaqësuesen e futbollit të Kosovës.

E gjithë kjo, po bëhet në saje të marrëveshjes së vitit 2009, kur presidenti i Federatës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe bordi i tij aprovuan shitjen e të drejtave televizive për këtë kompani nëpërmjet një tenderi. Çmimi i katër viteve apo dy edicioneve kualifikuese ishte 4.6 milion euro, ndërsa FFK-ja mori edhe një avans prej 300 mijë euro që u përdor për projekte të ndryshme. Ndonëse duket shifra të larta, ato janë nën minimumin e vlerës reale.

Kentaro Group është kompani që përfaqëson një numër të madh të Fedeatave të njohura të futbollit, si të Argjentinës, Anglisë, Suedisë, Norvegjisë, Italisë, Francës, SHBA-ve, Irlandës, Austrisë, Brazilit, Uruguait, Danimarkës, Skocisë, Ganës, Omanit, Turqisë etj.

Informatat e ditëve të fundit se Ishujt Faro janë paraqitur, në fakt ato janë klient i kësaj kompanie, sikurse edhe Gana, e jo si pretendohej për ofrim të tyre.

“Kentaro ka punuar për një kohë me këshillime të zhvillimit të futbollit në Ballkan dhe me lajmin se FIFA ka lejuar Kosovën të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare, e ardhmja është e madhe për futbollin kosovar”, shkruan na faqen e internetit të Kentaro për klientin e tyre, FFK.

Një zyrtar anonim i Kentaro Group në një bisedë telefonike për portalin, sporti1.com deklaroi se “Kosova ka qenë dhe shpresojmë të jetë klient i yni edhe në të ardhmen”, pa dashur të specifikojë më shumë.

Presidenti, Vokrri këto ditë gjendet në Evropë, më saktësisht ishte në Francë dhe do të vizitojë Belgjikën e Holandën, për t’u kthyer Zvicër rreth disa detajeve tjera të ndërlidhura me ndeshjet ndërkombëtare.

Gjendja e stadiumeve në Kosovë dhe koha e shkurtër (FIFA duhet lajmëruar 21 ditë para zhvillimit të ndeshjes së parë), janë dy faktor që aspak nuk shkojnë në favor të dëshirës së popullit të Kosovës që ndeshja e parë të zhvillohet në terrenin e saj dhe më një kundërshtar të rëndësishëm, sidomos pasi që shumica e kombëtareve të njohura kanë caktuar kundërshtarët e terminit ndërkombëtar të marsit. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version