Site icon Telegrafi

Kenneth Branagh dëshiron rolin negativ në filmin për James Bondin

Aktorët në përgjithësi mundohen kush e kush të rrëmbejë më parë rolin e protagonistit pozitiv të një filmi, ai që në fund do të fitojë edhe popullaritetin më të madh e do të jetë shumë i dashur për publikun.

Mirëpo, kjo nuk ndodh me yllin e filmit “Murder on the Orient Express”, Kenneth Branagh.

(Foto: Getty Images)

I nominuar disa herë për çmime Oscar, 57-vjeçari që u lavdërua pa masë nga kritika për interpretimin e detektivit të jashtëzakonshëm Hercule Poirot, tani kërkon që të kalojë në anën e errët dhe thotë se do t’i pëlqente shumë që të vihej në rolin e personazhit negativ te filmi i ardhshëm i James Bond.

Frymëzimin duket se e ka marrë nga Javier Bardem te “Skyfall”.

Javier Bardem në “Skyfall”

“Do të ishte goxha interesante nëse do të vihesha në rolin e kryearmikut të 007. Si aktor, duhet t’i provosh të gjitha “, është shprehur ai, transmeton TCH.

Kundërshtarët e agjentit më të famshëm të botës, Branagh i përshkruan si personazhe ‘shekspirane’.

Publiku, sipas tij, kërkon sa më shumë ndërlikime që të jetë e mundur, nuk i pëlqejnë gjërat e thjeshta.

Nëse Kenneth do ta fitojë rolin, ai do të jetë i pari personazh negativ britanik i një filmi të James Bond në një dekadë e gjysmë.

I fundit ishte Toby Stephens, i cili interpretoi Gustav Graves si rivalin e egër të Pierce Brosnan në “Die Another Day” të vitit 2002.

Exit mobile version