Në ora 10 ka nisur gjysmë maratona Prishtina 2014, një nga ngjarjet sportive më të mëdha që zhvillohet në vendin tonë. Kjo garë është më madhështorja e zhvilluar deri më tani, pasi që startuan 1400 garues.
Në mesin e këtyre garuesve ishte edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, si dhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari, ndërkohë qe pjesë të garës, ishin edhe njerëz të sferave tjera të vendit tonë.
Shtegu i garës është 21 kilometër. Ndërsa, çmimi i fituesve të Gjysmëmaratonës ‘Prishtina 2014, është 1200 euro në të dy konkurrencat. /rtklive/Telegrafi/