Telegrafi

Keniani Evans Bivot, fitues i maratonës së Shkupit

Fituesi i maratonës së 14-të të Shkupit është keniani, Evans Kipkemoi Bivot, i cili shtegun prej 42 kilometrave e mbaroi për 2 orë, 14 minuta dhe 8 sekonda.

Në gjysmëmaratonën prej 21 kilometrave, më i shpejtë ishte atleti Dario Ivanovski, i cili e përfundoi me kohë prej 1 orë, 10 minuta dhe 10 sekonda.

Në maratonën “Wizz Air Skopje Marathon” këtë vit morën pjesë numër rekord i atletëve (10 mijë garues) nga 58 vende, mes të cilëve atletë profesionistë, por edhe numër i madh i qytetarëve./Telegrafi/