Telegrafi

Kenia, vëllai i Barack Obamas arrestohet për drogë

Vetë shefi i policisë e pranoi se George nuk është trafikant droge, por sidoqoftë, është gjetur me shkelje, sepse mbante me vete lënden e ndaluar narkotike.

Ndonëse kanë një baba, presidenti i Shteteve te Bashkuara dhe George Obama nuk janë takuar veçse dy herë gjatë jetës së tyre.

20-vjeçari Obama nuk i pranon akuzat dhe pretendon se policia erdhi dhe e mori në shtëpi, ndërsa ai vetë nuk dinte arsyet përse po e prangosnin. Muaj më parë, ai tha për “Vanity Fair” se e kishte takuar gjysmë-vëllain e tij të famshëm vetëm një herë kur ishte 5 vjeç dhe herën e dytë e të fundit, kur Barack Obama vizitoi Afrikën Lindore në 2006-ën.

20 vjeçari rrëfeu se takimet kishin qenë tepër të shkurtra, e siç shpjegonte ai, kish qenë tamam sikur të takonte një njeri krejtësisht të huaj, me të cilin nuk e lidhte asgjë. /tch/