Qeveria e Kenisë ka thënë se presidenti Uhuru Kenyata do të ketë një mandat pavarësisht daljes në zgjedhjet e ripërsëritura kaotike presidenciale të 26 tetorit.
Por kur është fjala te dalja e vogël e numrit të popullsisë në zgjedhje, ai ka zënë në gojë Kosovën, shkruan Africanews, përcjell Klan Kosova.
“Në zgjedhjet e përsëritura dalja është zakonisht e vogël, e keni parë Rumaninë këtë vit ku dalja ka qenë 36 për qind, e keni parë Kosovën ku dalja ka qenë 41 për qind dhe po ashtu në Parlamentin Evropian, ku dalja gjithashtu ka qenë 41 për qind”, ka thënë Esipsiu.
“Zgjedhjeve të cilave u referohem nuk ka pasur dhunë dhe frikësim. Ata nuk kanë pasur bojkotim dhe ata nuk kanë pasur mot kapriçioz të cilin në vendin tonë e keni parë në dy ditët e fundit”, ka thënë ai më tej.