Telegrafi

Kenia merr vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës, Pacolli: Moment historik për raportet diplomatike mes dy shteteve

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Republika e Kenias ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës.

Pacolli ka shtuar se Kenia ka vendosur që të thellojë bashkëpunimin me Kosovën në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

“Sot, vizitova në Nairobi Presidentin e Republikës së Kenias, mikun tim, William Ruto, për ta falënderuar për miqësinë e tij ndër vite. Gjatë takimit ai më njoftoi se ka marreë vendim me të cilin Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Njohja e pasaportës së Republikës së Kosovës është hapi i parë i konkretizimit”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka shtuar se ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian. /Telegrafi/