Në Keni sot janë duke u zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme, ku beteja kryesore zhvillohet mes presidentit të vendit Uhuru Kenyatta dhe rivalit të tij nga opozita, Raila Odinga.
Zgjedhjet janë duke u mbajtur nën frikën se mund të shpërthejë dhunë, kurse presidenti i vendit u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin sa më masivisht dhe të votojnë në mënyrë paqësore, duke iu shmangur çdo mundësie të përfshirjes në dhunë, raporton BBC.
Në zgjedhje do të votohet edhe për presidentin e vendit, ku Kenyatta që njihet si një lider i vendit, kërkon mandatin e dytë presidencial.
Mediat raportojnë se para qendrave të votimit janë formuar radhë të mëdha të qytetarëve që presin të marrin pjesë në zgjedhje.