Nëse vendosni që të bëni tatuazh në vesh, atëherë është e domosdoshme t’i dini disa gjëra lidhur me këtë heroizëm
Veshët janë sigurisht vendi më i mirë në trup në të cilin mund të bëni tatuazh. Mirëpo, megjithatë, një numër i vogël njerëzish vendosin që të vizatojnë në vesh, transmeton Telegrafi.
Qe disa udhëzime nëse vendosni të bëni tatuazhin e parë në veshët tuaj:
Ata të cilët vendosin të bëjnë tatuazh në vesh, do të duhej të dinin që ajo pjesë e trupit është shumë e ndjeshme dhe që tatuazhi është shumë i dhembshëm.
Në të vërtetë, kocka e veshit gjendet shumë afër lëkurës.
Duke pasur parasysh që fjala është për zonën shumë të ndjeshme “mjeshtrit e tatuazheve” duhet patjetër të bëjnë disa pauza derisa janë duke bërë tatuazhin.
Nëse vendosni që këtë verë ta zbukuroni trupin tuaj në këtë mënyrë, një ditë para se të shkoni për të bërë tatuazh mos pini aspirinë, sepse aspirina rrit gjakrrjedhjen.
Veç kësaj, “mjeshtrit e tatuazheve” patjetër duhet t’i informoni nëse vuani nga çfarëdo qoftë sëmundjeje infektive apo kronike, si edhe nëse keni problem me lëkurën apo shtypje të ulët të gjakut.
Është me rëndësi edhe që të mendoni mirë çfarë tatuazhi dëshironi, sepse do ta bartni gjatë gjithë jetës. /Telegrafi/