Korrektori është një produkt tejet i rëndësishëm, i cili na ndihmon të fshehim rrathët e zinj poshtë syve, e për t’i fshehur gjithashtu njollat në fytyrë.
Produkti, bën më shumë se kaq, ai i jep një transformim tërësisht fytyrës, duke e bërë më të rafinuar dhe më të plotë.
Megjithatë, mënyra se si e vendosim ka shumë rëndësi.
Nëse e vendosim një sasi të madhe dhe e shkrijmë deri tek pjesa afër syve, do të krijohen disa vija, që do ta bëjë të duket jo edhe aq këndshëm.
Influencerja e njohur SlaybyJess tani ka ndarë një metodë efikase për ta aplikuar atë.
Ajo rekomandon që të merrni pak produkt të korrektorit, ta vendosni fillimisht në dorë e më pas ta aplikoni me brushë.
Merrni shumë pak produkt dhe fillojeni dhe aplikojeni butësisht, më pas vendosni edhe pudër. Do të shihni rezultat që nuk e kishit imagjinuar. /Telegrafi/