Britney Spears ka akuzuar fëmijët e saj ‘për shpikjen e historive’ pas pretendimeve se ajo po përdor një lloj të drogës, metafetaminë.
Ylli i muzikës pop ka thyer heshtjen në rrjete sociale pasi djali i saj i madh, Preston dhe ish-bashkëshorti Kevin Federline – i kërkuan publikisht që të merrte ndihmë para se të ishte vonë.
Në një intervistë me Daphne Barak për Mail On Sunday, Federline zbuloi disa detaje për yllin e famshëm duke shtuar se fëmijët e tyre po refuzojnë të kalojnë kohë me të pasi dyshohet se kanë parë drogë që u dërgohet në shtëpi.
41-vjeçarja iu përgjigj këtyre pretendimeve me një postim në Instagram të dielën mbrëma, për të cilat akuza thotë se nuk kanë kuptim.
“Fakti që njerëzit pretendojnë gjëra që nuk janë të vërteta është e trishtuar. Këto gjëra nuk kanë kuptim. Me Preston duke thënë “ajo duhet të na dëgjojë para se të jetë tepër vonë” … A ju kujtohet çdo vizitë që keni bërë në shtëpinë time, keni hyrë në dhomë dhe keni mbyllur derën??? Nuk ju pashë kurrë djema… Jayden luajti në piano dhe ne bëmë muzikë së bashku… Por ditën që i thashë se doja t’ju shihja më shumë, nuk ju pashë më”, tha ajo.
“Më bën të mërzitem sepse u përpoqa aq shumë t’i bëja gjërat për ju dhe kurrë nuk ishte mirë. Kështu që ju flisni pas shpinës time, më thyet zemrën dhe këto lajme janë shumë të ulëta…”, shtoi mes tjerash këngëtarja.
Krijuesja e hitit “Britney One More Time” theksoi: “Është e trishtueshme sepse të gjithë ulen duarkryq sikur është në rregull për të sajuar gënjeshtra në atë masë … Pse më thonë që duhet të rri duarkryq? Kur të gjithë shkojnë kaq poshtë??? Shpresojmë që të jetë vetëm një lajm dhe Kevin e Preston të mos kenë thënë këto gjëra”.
Britney ka qenë nën një konservator për 13 vite radhazi nga babai i saj, i cili e ka kontrolluar në çështje financiare e personale.
Disa nga postimet e çuditshme në rrjete sociale kanë lënë të kuptohet se Spears ka probleme me shëndetin mendor.
Familjarët e biondes mendojnë se ajo po përdor metamfetaminë, një lloj droge në formën e pluhurit që ngjajnë me copëza qelqi të thyer dhe se mund të ketë fundin sikur Amy Winehouse. /Telegrafi/