Site icon Telegrafi

A keni të drejtë të përshpejtoni kur dikush tenton t’ju parakalojë në trafik?

Përshpejtimi me veturën tuaj është i ndaluar kur dikush tjetër është duke ju parakaluar, dhe nuk duhet ta bëni kurrsesi për të rrezikuar veten.

Në rast se përshpejtoni veturën mund të jeni rrezik të ndonjë aksidenti, transmeton Telegrafi.

Kjo pasi parakalimi është tashmë një manovër potencialisht e rrezikshme në vetvete dhe bëhet edhe më e rrezikshme nëse përshpejtoni papritur.

Me pak fjalë, duhet të bëni më të lehtë parakalimin për të tjerët, të qëndroni anash dhe të mos përshpejtoni.

Edhe në raste kur manovra e parakalimit është e ngushtë për shkak të trafikut të afërt edhe atëherë nuk duhet të përshpejtoni por të frenoni; intensiteti varet nga situata. /Telegrafi/

Exit mobile version