Telegrafi

Keni probleme me gjumin: Ja videoja që do ju ndihmojë të flini shpejt (Video)

"Relaxing Nature Sounds" është publikuar për herë të parë më 2 korrik të vitit 2013 dhe në të mund të shohim rrjedhën e qetë të lumit Bonet në Veri-Perëndim të Irlandës, erën që tund gjethet e pemëve dhe mund te dëgjojmë cicërimat e zogjve. Videoja ka ndihmuar shume e shume persona te flenë qetësisht, transmeton ikub.

I pyetur nga BBC, Johnnie Lowson ka treguar se është kontaktuar nga persona anë e mbanë globit që vuanin nga pagjumësia. Ata e kane falënderuar për ndihmën e madhe që ju ka dhënë. Madje ai ka marrë edhe mesazhe nga persona që shohin videon në Vatikan.

Futja e pak natyre në jetën e njerëzve, duket se po përdoret edhe nga vete mjekët si një terapi relaksuese dhe qetësuese.