Telegrafi

A i keni parë shpëtimtarët në plazhet e liqenit të Ohrit?

Në plazhet e Strugës dhe Ohrit këtë vit do të angazhohen rreth 100 shpëtimtarë të ujrave, ndërkaq koncesionuesit do të duhet që t’i shënojnë shtëpizat, të vendosin vëzhguesit dhe stendat për ndihmën e parë, përfshirë një gomone të posaçme shpëtimi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në vitin 2015, ekipet e shpëtimit patën 48 raste intervenimi, që është dyfish më e lartë se viti paraprak. Megjithatë, vetëm 40% e shtëpizave të shpëtimit në bregun e liqenit të Ohrit kanë nënshkruar marrëveshje me Kryqin e kuq, për të angazhuar shpëtimtarë të trajnuar nga kjo organizatë./Telegrafi/