Site icon Telegrafi

A keni parë ndonjëherë të shpërthejë një fuçi birre?

Dashamirët e birrës e dinë shumë mirë shijen e kësaj pijeje me famë botërore, por a ka menduar ndonjëherë dikush se si duket shpërthimi i fuçisë në të cilën është ruajtur?

Një video nga një fabrikë sapo tregoi atë situatë të pazakontë kur një fuçi metalike i plasi “para hundës së punëtorit”, dhe nga presioni i fortë, birra filloi të shpërthejë nga një vrimë aq fort sa e shtyu atë disa metra larg.

Ai u ngrit në këmbë gjithnjë e më shpejt dhe u përpoq me të gjitha forcat të riparonte në mënyrë adekuate vrimën.

Në një moment është shfaqur kolegu i tij, i cili ka tentuar t’i afrohet dhe ta ndihmojë, por për shkak të sasisë së madhe të birrës që spërkatej në të gjitha drejtimet, ai nuk ka mundur ta bëjë këtë.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më vonë.

Nga rruga, birra është një pije alkoolike e bërë nga maja, HOPS, elbi dhe uji. I përket pijeve alkoolike më të dobëta, me 3 – 13 për qind alkool. Ruajeni në pozicion vertikal, të mbrojtur nga drita dhe në vend të freskët. /Telegrafi/

Exit mobile version