Telegrafi

A keni parë ndonjëherë një lopë të “fluturojë”? Eh po, kjo është pothuajse normale në Zvicër!

Ndoshta juve nuk ju duket normale, por në Alpet zvicerane, kjo llogaritet si diçka normale në këtë kohë të vitit – dhe bëhet që lopët të jenë më të shëndetshme.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kjo pasi që, në fund të verës, lopët duhet të zbresin disi nga kullotat e larta në lugina.

Megjithatë, disa prej tyre mund të plagosën dhe për shkak të kësaj marrin trajtim special – transport me helikopter, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Edhe pse bujqësia tradicionale alpine ka ndryshuar shumë në gjysmën e shekullit të fundit, një gjë ka mbetur e njëjtë.

Çdo verë, “thesari kombëtar zviceran” – qindra mijëra lopë, viça, dele dhe dhi – kullosin në Alpe.

Shumë diell dhe reshje të shumta, por edhe larmia e florës në kullotat atje e bëjnë qumështin Alpin më të pasur me vitamina dhe shije më të mirë se ai nga pjesët e luginës së Alpeve. /Telegrafi/