Bishtin e derrit sigurisht se askush nuk ka pasur rastin ta shohë në formë të drejtë, por ekziston një metodë interesante që një gjë e tillë të bëhet fare lehtë.
Në videon e postuar më poshtë mund të shikoni se si një burrë shpjegon një metodë interesante, që përkohësisht mund ta drejtojë bishtin e derrit, transmeton Telegrafi.
Është interesant fakti se si derri derisa po hante, vazhdonte të kishte bishtin e dredhur, por në momentin që ky burrë i fërkon shpinën me një gisht, brenda një sekonde bishti i tij merr formën e drejtë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Qi2k8fgefec