Site icon Telegrafi

A e keni parë MC Kreshën duke aktruar në serialin “Schengen Visa”

MC Kresha (Foto: Gjirafa/Albi Çoçaj)

Reperin e njohur MC Kresha e kemi parë duke aktruar edhe vite më parë, specifikisht te Stupcat, ndërsa këtë herë ai ka aktruar edhe në serialin e famshëm “Schengen Visa”.

Pasi që Nëntori u dhuron torte me marihuanë, pa dashje Axhit Basri dhe Ibrahimit, të tretë përfundojnë me një depo mbi dy orë, sepse kanë harruar ku e kanë çelësin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Schengen Visa

Në këtë moment shfaqet Kresha dhe u flet për çelësin e suksesit që gjendet brenda çdo personi.

Sipas shikuesve besnikë të serialit, ky episod, i 12-ti me radhë “High Medet me MC Kresha” është llogaritur më i miri, pasi që çdo skenë ju bën të qeshni me lot.

Seriali “Schengen Visa” shfaqet online vetëm në platformën GjirafaVideo.com.

Shikoni episodin e plotë më poshtë, e nëse nuk i keni parë edhe episodet tjera, mund t’i shikoni gjatë këtij vikendi.

Exit mobile version