Telegrafi

Keni parë majmunë të dhunshëm? Pamje që tregojnë se si ata i sulmojnë turistët në një plazh në Tajlandë!

Majmunët e egër po prishin qetësinë e një plazhi të bukur në Tajlandë që është një magnet për turistët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në vend që të “shijojnë”, diellin dhe pamjet e bukura në ishullin Phi Phi, njerëzit janë filmuar duke u larguar me shpejtësi, ndërsa sulmohen nga majmunët.

Pavarësisht se thuhet se kafshët janë “miqësore”, majmunët këtu bëhen agresivë kur janë të uritur, por turistëve u ndalohet t’i ushqejnë ata.

Ata që shkojnë në plazh janë shpesh adhurues të kafshëve që vizitojnë ato, por përfundojnë “të kërcënuar” nga majmunët që zbresin nga malet përreth.

Një turist i cili kohët e fundit kapi pamjet, ka paralajmëruar: “Kam marrë këtë video gjatë udhëtimit tim të fundit në Tajlandë, që tregon majmunët agresivë që sulmojnë turistët në një plazh në ishujt Koh Phi Phi”. /Telegrafi/