Telegrafi

A i keni parë këto koncepte të HTC Bolt?

Tashmë kemi parë në media fotot e telefonit të ri – HTC Bolt, ndërkohë që më shumë foto të pajisjes kanë rrjedhur së fundmi online.

Dizajnet e rrjedhura të pajisjes tregojnë që ky telefon do të vijë së paku në dy ngjyra të ndryshme – të bardhë dhe të zezë.

Pajisja pritet të lansohet si HTC Evo dhe nuk do të ketë portin e dëgjuseve, njejtë si iPhone 7.

HTC Evo apo HTC Bolt pritet të ketë ekran të madhësisë 5.5 inç me teknologjinë Full HD të rezolucionit me 1920×1080 piksel, RAM memories prej 3GB, hapësirën e brendshme prej 64GB dhe kartelën microSD.

Pajisja poashtu do të ketë kamera të sofistikuara, frontalen me 8MP dhe kamerën kryesore me 18MP.