Kolektivi i artistëve amerikanë MSCHF, i famshëm për ankandet e tij të çuditshme, ka dalë me një tjetër produkt të jashtëzakonshëm.
MSCHF po nxjerr në ankand një çantë që është aq e vogël sa futet në vrimën e një gjilpëre, transmeton Telegrafi.
Me çantën vjen edhe një mikroskop, pasi vështirë se mund të shihet me sy të lirë.
Produkti është një kopje e çantës “On the Go” të brendit Louis Vuitton.
“Më e vogël se një kokërr kripë deti dhe e mjaftueshme për të kaluar në vrimën e një gjilpëre, kjo është një çantë aq e vogël sa do t’ju duhet një mikroskop për ta parë”, shkroi MSCHF në postimin ku ndau imazhet. /Telegrafi/