Uria për të kripura, të ëmbla apo për një ushqim në veçanti është një mënyrë e trupit për të komunikuar një mungesë minerali, vitaminash apo një nevojë për një lëndë ushqyese
Nëse së fundmi gjithçka doni të hani janë kastravecët turshi, atëherë trupi juaj është shumë i dehidratuar. Ja pse:
Turshitë janë të pasura me natrium (kripa shtohet në ujë në mënyrë që t’i ruajë ato dhe sigurisht që t’i bëjë ato më të shijshme). Natriumi është një elektrolit i rëndësishëm e ky mineral ndihmon pë për të mbajtur të hidratuar trupin tuaj. Pra, kur dëshironi diçka të kripur, mund të jetë sepse trupi juaj ka nevojë për hidratim.
Por kjo nuk është e vetmja gjë që ndodh.
“Kërkimet tregojnë se kripa, ashtu si sheqeri, mund të krijojnë varësi ” thotë dietologu Amy Shapiro nga Real Nutrition. “Dhe sa më shumë të hani, aq më shumë dëshironi.”
Kjo mund të shpjegojë pse e keni të vështirë të ndaleni, pasi keni provuar një turshi. Por, çfarë do të thotë nëse dëshironi ushqime të kripura gjatë gjithë kohës?
Hulumtimi tregon që uria për kripë mund të jetë një simptomë e një gjendje shëndetësore siç është insuficienca e veshkave ose sindroma Bartter. Mund të jetë gjithashtu një shenjë e dehidrimit ose sindromës premenstruale.
Shmangni vetë-diagnostikimin dhe flisni me mjekun tuaj për çdo ndryshim në oreks ose shije, këshillon dietologu.
Kastraveci turshi është plot me vitamina dhe minerale. Shumë prej tyre fermentohen, kështu që ndihmojnë edhe me tretjen dhe shëndetin e zorrëve. /Telegrafi/