Video-lojërat GTA Trilogy janë gati për të debutuar në platformat celulare dhe do të publikohen në një platformë të pazakontë – Netflix.
Divizioni i video-lojërave të Netflix ka bashkëpunuar me botuesin “Rockstar Games” për të lëshuar video-lojëra GTA Trilogy.
Kështu, GTA Trilogy do të jetë në dispozicion për abonentët e Netflix përmes Google Play, iOS dhe aplikacionit zyrtar Netflix, dhe atë falas.
BIG NEWS: GTA III, Vice City, and San Andreas from the Grand Theft Auto Series are coming to Netflix Games for mobile on December 14! pic.twitter.com/qe9DGOHXyO
— Netflix (@netflix) November 29, 2023
Trilogjia do të jetë e disponueshme në platformat e lartpërmendura nga 14 dhjetori i këtij viti.
GTA Trilogy përfshin versionet përfundimtare të video-lojërave të rindërtuara të GTA 3, Vice City dhe San Andreas.
Ky është një nga titujt e profilit të lartë që Netflix ka arritur të sigurojë për platformën e video-lojërave dhe abonentët e tij.
GTA Trilogy kështu bashkohet me video-lojëra të tjera që janë më të njohura dhe në ofertën e Netflix: Spiritfarer, Kentucky Route Zero, Oxenfree, Immortality, Samurai Shodown dhe të tjera. /Telegrafi/