Site icon Telegrafi

Keni ndezur kondicionerin që të ngrohë dhe ai vazhdimisht ftoh? Ja ku është problemi

Problemi më i madh nga zgjedhja e gardërobës adekuate është si ta ngrohni shtëpinë, sepse sezoni i ngrohjes akoma nuk ka filluar

Tani kondicionerët, të cilët na kanë shpëtuar nga vapa gjatë stinës së verës, shërbejnë që të na ngrohin, por edhe këtu ka një problem.

Shumica thonë që nuk mund ta kalojnë “programin” e ftohjes në ngrohje, transmeton Telegrafi.

Nëse nuk e keni ditur si ta rregulloni kondicionerin për t’ju ngrohur, po ju japim disa këshilla…

Para se të aktivizoni kondicionerin, fillimisht rregullojeni programin. Ekspertët e aparateve të këtilla thonë që nuk duhet ta rregullojmë programin (ftohje/ngrohje) kur kondicioni tashmë është i aktivizuar, por është mirë që atë gjë ta bëni para se ta aktivizoni.

Temperaturën mund ta rregulloni edhe kur është i aktivizuar. Është e nevojshme të kalojnë midis 2 dhe 10 minutave që të fillojë të ngrohë, gjë që varet nga aparati, por edhe nga temperatura e jashtme. Sa më ftohtë që të jetë jashtë, aq kohë është e nevojshme që aparati të fillojë të ngrohë.

Si të konfiguroni kondicionerin për ngrohje

E para që duhet të bëni është që digitronin ta kaloni në programin MODE për ngrohje, i cili deri tani ka qenë në programin për ftohje. Shumica e digitronave kanë instruksione në gjuhën angleze, kështu që duhet të shtypni butonin MODE derisa të tregojë që është aktivizuar opsioni HEAT, apo në disa raste është i vizatuar vetëm dielli (për dallim nga ftohja ku ikona e vogël tregon fjollën e borës).

Hapi tjetër është rregullimi i temperaturës në digitron. Shumica e programojnë menjëherë temperaturën, për shembull në 24 gradë C, mirëpo ekspertët e këtyre aparateve thonë që duhet shtuar dy gradë më shumë. Dhe pra, nëse dëshironi që në banesë të jetë temperatura 24 gradë, rregullojeni kondicionerin në 26. Përse kjo gjë është e domosdoshme? Njësia e brendshme e klimës mat temperaturën e vet ku është ajo për dy gradë më e lartë se në hapësirën të cilën e klimatizon.

Nëse do ta ngrohni shpejt dhomën ose do ta bëni gradualisht, varet nga shpejtësia e fryrjes së ajrit, të cilën e rregulloni me ndihmën e butonit FAN SPEED. Në shumicën e rasteve, ka tre ose katër shpejtësi dhe rekomandohet të përdorni më të ulëtin (LOW) sepse ventilatori rrotullohet më ngadalë dhe ajri mbahet më shumë në avulluesin e njësisë së brendshme. Gjithashtu, kur përdoret një shpejtësi më e ulët, ajri është rreth dy gradë më i ngrohtë se kur fryn më i fortë.

Mos u hutoni nëse nuk ndjeni menjëherë ajër të ngrohtë që del nga kondicioneri. Kjo për shkak se temperatura në apartament është e ulët, dhe pajisja “tjerr” ajrin nga dhoma ku ndodhet pajisja.

Pse kondicioneri nuk ndizet për NGROHJE?

Ky është një problem tjetër që shfaqet shpesh kur përdorni një program ngrohjeje pas një programi ftohjeje. Edhe nëse keni ndjekur hapat e mësipërm, përsëri ndodh që nga pajisja të rrjedh ajri i ftohtë. Në këtë rast, ekziston një truk i vjetër që gjithmonë “funksionon”.

Duhet të shkëputni kondicionerin nga furnizimi me energji elektrike. Në mënyrën e vjetër, ju tërhiqni kabllon nga muri. Prisni disa minuta dhe më pas futeni përsëri në prizë. Në këtë mënyrë, kondicioneri do të “rivendoset” , harron cilësimet e mëparshme dhe mund të punojë sipas programit që i ke caktuar. /Telegrafi/

Exit mobile version