Site icon Telegrafi

Keni menduar të shpëtoni njëherë e përgjithmonë nga qimet e padëshiruara?

Nëse nuk jeni të kënaqur me depilimin e zakonshëm, piskatimin, depilimin me dyllë apo me brisk atëherë, heqja e qimeve me laser mund të jetë një opsion që ia vlen të merret në konsideratë

Marigona Sokoli, infermiere
Qendra estetike-kozmetike“estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
www.estethica-ks.com
facebook.com/estethica.prishtine

Largimi i qimeve me laser është një nga procedurat më të zakonshme të bëra në qendrat estetike në SHBA. Aparatura vepron me një dritë shumë të përqendruar në gjëndrat e qimeve. Pigmenti në folikul tërheq dritën dhe i shkatërron qimet.

Përfitimet e trajtimit me laser janë të dobishme për heqjen e qimeve të padëshiruara në fytyrë, këmbë, mjekër, shpinë, krahë, nënsqetulla, pjesa gjenitale dhe zona të tjera. Laseri mund të synojë në mënyrë selektive qimet e errëta, të forta ndërsa lë lëkurën përreth të padëmtuar.

Parametrat e dhënë të laserit marrin një pjesë të minutazhit dhe mund të trajtojmë një zonë përafërsisht. Zonat e vogla si buza e sipërme mund të trajtohen në më pak se një minutë, dhe zona të mëdha, të tilla si shpina ose këmbët, mund të zgjasin deri në një orë.

Parashikueshmëria: shumica e pacientëve kanë humbje të përhershme të qimeve pas disa seancave, ku rezultatet shihen menjëherë pas seancës së parë.

Si të përgatiteni për heqjen e qimeve me laser?

Largimi i qimeve me laser është më shumë sesa thjeshtë ”zhdukja” e qimeve të padëshiruara. Është një procedurë mjekësore që kërkon trajnime profesionale për të kryer shërbimin dhe bartë rreziqe të mundshme në rastet kur nuk përdoren parametrat e duhur siç janë: djegie e lëkurës si dhe shenja të dukshme. Viteve të fundit teknologjia ka avancuar kurse klientët nuk ndjejnë dhimbje apo komplikime gjatë seancës, ata ndihen të relaksuar gjatë seancave të depilimit. Para se të filloni heqjen e qimeve me laser, duhet të konsultoheni me mjekun ose estetisten që kryen procedurën.

Nëse po planifikoni të shpëtoni nga qimet e padëshiruara, atëherë duhet të ndërpritni depilimin dhe elektrolizën për gjashtë javë para trajtimit. Kjo për shkak se laseri synon rrënjët e qimeve, të cilat përkohësisht hiqen duke u depiluar.

Ju gjithashtu duhet të shmangni ekspozimin në diell si dhe solariumin për gjashtë javë para dhe pas trajtimit. Ekspozimi në diell dhe solariumi e bën heqjen e qimeve me laser më pak efektiv dhe mund të ketë komplikime siç janë shenjat e hiperpigmentimit si dhe reaksione të ndryshme në lëkurë.

Çfarë duhet të presim gjatë heqjes së qimeve me laser?

Paraprakisht duhet ti depiloni qimet me krem depilues apo me brisk në mënyrë që mbi sipërfaqe të mos ketë qime. Arsyeja qëndron ngaqë qëllimi i laserit është të sulmoj folikulin. Parametrat duhet të rregullohen sipas ngjyrës, trashësisë dhe vendndodhjes së qimeve tuaj që trajtohen, si dhe tipit të lëkurës tuaj.

A është heqja e qimeve me laser e sigurt?

Heqja e qimeve me laser zakonisht është e sigurt. Shumica e njerëzve që e përdorin atë zbulojnë se depilimi me laser është i sigurt dhe i toleruar mirë. Njerëzit që janë të shqetësuar, duhet të kontrollohen tek dermatologu i tyre, që paraprakisht të provoj se si një pjesë e vogël e lëkurës reagon ndaj trajtimit, përpara se ta bëjë atë në një zonë më të madhe të lëkurës. Gjithmonë duhet të kërkoni një klinikë e cila ka një staf i cili është i kualifikuar dhe me përvojë, si dhe posedon licencë për një proces të tillë.

A është heqja e qimeve me laser e dhimbshme?

Procesi vetë, zakonisht nuk është i dhimbshëm, por në disa zona mund të ndjehet pak më shumë. Për dy ditë pas trajtimit lëkura e prekur mund të bëhet e kuqe dhe e butë. Shumë njerëz e përshkruajnë ndjesinë si të ngjashme me një djegie nga dielli.

Sa seanca duhet t’i bëni?

Zakonisht preferohen 6-8 seanca, çdo 5-6 javë. Është estetistja ajo e cila e përshtat frekuencën dhe fuqinë e trajtimit me laser. Një seancë zgjat 15 deri 60 minuta për një pjesë të trupit. Zonat më të vogla të fytyrës zgjasin më pak si: si mbi buzë e cila zgjat vetëm rreth 3-5 minuta.

Kush nuk duhet të përdorë depilimin me laser?

Klientët apo zonat të cilat nuk mund të bëhet depilimi me laser janë: shtatzënat, gjidhënëset, personat me sëmundje auto-imune, personat me kancer, zonat ku ka tatuazhe të ndryshme nuk duhet të punohet, si dhe ne rast të ndonjë problemi hormonal patjetër duhet përdorur terapinë e duhur si dhe të vazhdohet tutje me seanca.

Nuk duhet të bëjnë trajtimin ata të cilët përdorin receta mjekësore të caktuara për të cilat terapisti juaj do të diskutoj me ju.

Kujdesi i lëkurës pas tretmanit

Nuk ka nevojë për pushim: klientët mund t’i kthehen jetës normale menjëherë pas trajtimit. Por ata duhet t’i shmangen trajtimeve me nxehtësi rreth 48 orë, si dhe rrezeve të diellit pa ndonjë krem për mbrojtje kundër diellit. /Telegrafi/

Exit mobile version