Një përdoruese e YouTube ka përgatitur klipin e “Wrecking Ball” të Miley Cyrus duke e hequr në tërësi muzikën dhe duke i lënë vetëm zhurmat anësore.
Nga videoja mund të dëgjohen vetëm zërat e thyerjes së murit, si edhe këngëtarja teksa lëshon zëra të pazakontë.
Ndryshe, “Wrecking Ball” është lansuar në shtator të vitit 2013 dhe është bërë hit i madh.
Aktualisht videoklipi numëron mbi 828 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/