Kjo sindromë nuk është e rrallë
Kur në shtatzëni prisni binjakë është shumë emocionuese për çdo nënë, mirëpo shpesh shoqërohet edhe me një sërë komplikimesh dhe rreziqesh.
Sindroma e humbjes së binjakut është një ndër komplikimet e tilla dhe kjo përfshin humbjen e njërit fetus, që, fatkeqësisht, nuk është dukuri e rrallë.
Kjo gjendje e cila shfaqet në shtatzëni shumëfishta, ku njëri fetus (apo më shumë se një në rastin e shtatzënisë së trefishtë apo të katërfishtë) zhduket në mënyrë intrauterine para lindjes, transmeton Telegrafi.
Supozohet që indet e shpenzuara i merr ose placenta, ose binjaku tjetër për t’u ushqyer.
Shtatzënia e shumëfishtë ndodh në 3 deri në 5 raste në 100 shtatzëni, ndërsa të dhënat statistikore për sindromën e binjakëve të humbur tregon që rreth 20 – 25 për qind të këtyre shtatzënive të shumëfishta dëshmon fenomenin e sindromës së binjakëve të humbur.
Kur shfaqet sindroma e binjakëve të humbur?
Shumë herët, në tremujorin e parë dhe shumë rrallë shkakton çfarëdo komplikimesh te nëna, pos ngërçeve të buta/dhembjeve në abdomen apo gjakrrjedhje vagjinale.
Çfarë ndikon në këtë sindromë?
Shkaktari i saktë i sindromës nuk është i përshkruar. Indet e placentës pas lindjes së një binjaku të shëndetshëm u studiuan në detaje dhe u vu re se arsyet kryesore të zhdukjes së njërit binjak janë keqformimet e zhvillimit dhe anomalitë kromozomale, më saktë, kryesisht është natyra gjenetike e problemit.
Gjithashtu, gjendja e placentës mund të jetë shkaktari. Binjaku tjetër zakonisht është i shëndetshëm.
Shenjat dhe simptomat
Sindroma e binjakëve të humbur në shtatzëninë e hershme mund të jetë plotësisht asimptomatike për nënën. Në shtatzëninë e vonë, mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me ato të një aborti. Kjo përfshin:
▪ Ngërçe në stomak
▪ Gjakderdhje vagjinale
▪ Dhimbje e shurdhër në zonën e legenit
▪ Niveli i ulur i Beta HCG
▪ Kontaktoni mjekun tuaj nëse keni ndonjë nga këto simptoma.
Çfarë ndodh me foshnjën e dytë, të mbijetuar?
Një binjak që zhduket herët në shtatzëni, rrallë prek binjakun tjetër. Megjithatë, nëse zbulohet më vonë gjatë shtatzënisë, fetusi i mbijetuar mund të jetë në rrezik më të madh të kufizimit të rritjes intrauterine.
Lindja e parakohshme mund të jetë një rrezik për nënën, përveç gjakderdhjes jonormale dhe infeksionit. Disa studime sugjerojnë se binjaku i mbijetuar mund të ketë një rrezik më të lartë të paralizës cerebrale pas lindjes.
Si mund ta parandaloj sindromën e humbur të binjakëve?
Duke qenë se shkaku kryesor është një anomali gjenetike ose kromozomale, nuk ka një parandalim specifik. Sindroma e binjakëve të humbur është një ndërlikim i rrallë dhe i pashmangshëm i disa shtatzënive të shumëfishta.
Diagnoza në kohë dhe kujdesi i duhur mjekësor mund të garantojnë sigurinë dhe mirëqenien e nënës dhe binjakut të mbijetuar. /Telegrafi/