Site icon Telegrafi

Keni marramendje, shikim të turbullt, keni ndjenjën se do të rrëzoheni: Si ta rrisni presionin e ulët të gjakut?

Temperaturat e larta mund të shkaktojnë rënie të presionit të gjakut

Mbase ju ka ndodhur një herë që papritmas të ndiheni keq, keni marramendje, të përziera dhe keni shikim të paqartë. Në rastin më të keq, mund të humbni vetëdijen.

Shkaku i kësaj gjendjeje mund të jetë rënia e presionit të gjakut, e cila është e zakonshme kur temperaturat e ajrit janë të larta.

Arsyet mund të jenë pirja e pamjaftueshme e ujit, terapia shumë e fortë për të ulur presionin e gjakut, por edhe disa sëmundje kronike.

Përvoja nuk është e këndshme dhe mjekët këshillojnë se si të rritet presioni i gjakut.

▪ Merrni një gotë ujë të thjeshtë në të cilin keni përzier një lugë të vogël kripë.
▪ Shtrihuni dhe ngrini këmbët në disa jastëk, në mënyrë që gjaku të qarkullojë në trurin tuaj sa më shumë që të jetë e mundur.
▪ Lani sytë me ujë të ftohtë.

Duke aplikuar këto metoda, presioni duhet të ngrihet brenda 20 minutash. Nëse është ende i ulët pas kësaj periudhe, kërkoni ndihmën e mjekut.

Vlera normale e presionit të gjakut, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është 120/80 për njerëzit më të vjetër se 18 vjeç. Vlera e tij ndikohet nga një numër faktorësh: mosha, faktorët trashëgues, dieta, aktiviteti fizik, terapia e mundshme.

Presioni i ulët i gjakut, ose hipotensioni, ndodh kur vlera e presionit të gjakut është më pak se 90/60 mmHg. Hulumtimet tregojnë se gratë midis moshës 30 deri në 40, vuajnë më shumë nga kjo gjendje.

/Telegrafi/

Exit mobile version