Site icon Telegrafi

Keni kujdes! Një sëmundje seksuale e cila e shkakton sterilitetin po bëhet rezistente ndaj antibiotikëve

Ekspertët kanë paralajmëruar për një sëmundje seksuale e cila mund ta shkaktojë sterilitetin dhe lindjen e parakohshme te gratë shtatzëna – por që rrallëkush ka dëgjuar për këtë sëmundje.

Shkencëtarët janë të brengosur se Mycoplasma genitalium (MG), e cila shpërndahet përmes seksit, prekjeve dhe fërkimeve seksuale, është duke u bërë rezistente ndaj antibiotikëve, transmeton Telegrafi.

Një studim i përmasave të mëdha nga vitin 2015 ka zbuluar se një në 100 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar të moshave nga 16 deri 44 vjet janë të infektuar me MG, ndërsa shumica prej tyre nuk kanë simptoma.

Në Australi, besohet se mbi 2 për qind e australianëve janë të prekur me MG.

Profesoresha Suzanne Garland tregon se personat e prekur nuk kanë simptoma. Disa meshkuj mund të kenë dhimbje gjatë urinimit, ndërsa gratë raportojnë gjithashtu për dhimbje gjatë urinimit ose gjatë seksit.

“Meshkujt dhe femrat e reja të cilat janë aktive seksualisht janë të rrezikuar”, ka treguar ajo.

Sëmundjet seksuale kryesisht shfaqen apo transmetohen si pasojë e mos përdorimit të prezervativëve, prandaj nëse jeni aktivë seksualisht – posaçërisht me disa partnerë të ndryshëm – përdorni mbrojtje gjithmonë! /Telegrafi/

Exit mobile version