Telegrafi

Keni frikë nga të vdekurit? Ja çfarë thotë psikologjia!

1. Sipas Frojdit, ne kemi ndjenja ambivalente për njerëzit. Pra edhe i duam, por në njëfarë mënyrë edhe i xhelozojmë ata.

Mirëpo, pas vdekjes së ndonjë personi të caktuar, ne sillemi sikur asnjëherë nuk kemi pasur ndjenja negative ndaj atij personi.

Ne pikëllohemi e mbajmë zi, dhe i shtypim në pavetëdije të gjitha momentet negative që kemi pasur me at person. Pra ne e mohojmë totalisht pjesën tonë të ndjenjave negative karshi tij.

Por, duke qenë që mendimet dhe ndjenjat e shtypura gjejnë një formë tjetër të realizimit të tyre, natyrisht më patologjike, në atë moment në psikiken tonë aktivizohet mekanizmi i mbrojtës i projeksionit.

Me anë të projeksionit, ne ndjenjat dhe mendimet tona të ndrydhura ia mveshim tjetrit.

Ne këtë rast, frikësohemi se i vdekuri ka mendime dhe ndjenja negative për ne.

Dhe, duke qenë se ai është i vdekur, frikësohemi se do të shndërrohet në demon dhe do të hakmerret ndaj nesh.

Këtë e tregon edhe fakti se pse frikësohemi më shumë nga i vdekuri i afërm, me të cilin kemi pasur relacione, dhe jo nga ndonjë i largët që nuk e kemi njohur.

2. Sipas Westermarck, duke qenë që vdekja konsiderohet si fatkeqësia më e madhe që mund t’i bjerë njeriut, mendohet që të vdekurit janë jashtëzakonisht të pakënaqur me fatin e vet.

Prandaj shpirti i të vdekurit konsiderohet si shpirt i zemëruar që ka etje për hakmarrje.

Pra mendohet se ai ka zili të gjallët dhe ka mall për shoqërinë e farefisin e mëparshëm, prandaj edhe përpiqet që t’i vdes ata dhe të bashkohet me ta. /lajmi.net/