Varri i një burri është i vendosur për dekada në një vend të rrallë – në një trotuar përgjatë një parku ku luajnë fëmijët.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, varri i Thompson Williams është në një trotuar në një lagje në Jacksonville, Florida, për dekada.
Madje guri i varrit ndodhet pranë një qendre komunitare dhe fusha tenisi, dhe vetëm së fundmi disa nga historitë e tij kanë dalë në dritë.
Ndonëse nuk dihet saktë arsyeja, varri i Williams ka të ngjarë atje sepse ajo zonë e lagjes historike të Durkeeville dikur ishte një varrezë. /Telegrafi/