Site icon Telegrafi

A keni dëgjuar për historinë shumë të veçantë të Valiant Thor, “alienit që jetoi në Pentagon”?

Libri “Stranger at the Pentagon” na tregon një histori shumë të veçantë për një njeri jashtëtokësor në një mision.

Emri i tij ishte Valiant Thor dhe shumë besojnë se ai ishte i vërtetë, pasi dukej si një njeri normal, por kishte disa dallime të rëndësishme fiziologjike dhe dyshohet se vjen nga planeti Venus.

Historia e Thor e ka burimin nga libri i Dr. Frank E. Stranges, “Stranger at the Pentagon”, i botuar për herë të parë në vitin 1967.

Dr. Stranges ishte një predikues i krishterë dhe themelues i Kryqëzatave Ungjillizuese Ndërkombëtare, si dhe hetues i UFO-ve dhe hulumtues privat i pavarur.

Në libër thuhet se Valiant Thor mbërriti në tokë me një anije, e cila u ul në Aleksandri, Virxhinia në një fushë bujqësore.

Sipas Dr Stranges, Thor ishte rreth 6 metra i gjatë dhe 185 kilogramë me flokë ngjyrë kafe, me onde dhe sy kafe.

Policia ishte e para në vendin e ngjarjes dhe e gjeti të qetë me vetëm një kërkesë: të takohej me Presidentin Eisenhower.

Ata e morën atë përmes Pentagonit ku u takua me sekretarin e mbrojtjes, dhe më vonë me Eisenhower, Nixon dhe të gjithë shefat e përbashkët.

Valiant Thor qëndroi në Shtetet e Bashkuara për tre vjet.

Sipas librit, ai u dërgua në Tokë nga Këshilli i Lartë për të ndërhyrë në emër të komunitetit intergalaktik.

/oranews.al/

Exit mobile version