Telegrafi

Keni dëgjuar për hajna me bisht të fshesës? (Video)

Në një dyqan në Londër, është xhiruar momenti kur një adoleshent e ka kërcënuar shitësen me bishtin e fshesës, duke i kërkuar para.

Në atë moment, shoku tij ka vjedhur sheqerka dhe lëngje, të cilat i ka vënë në çantë, transmeton Telegrafi.

Shitësja që mbetet e paemëruar, nuk ka pranuar të ju japë para, ndërsa ka mbajtur duart lartë, derisa ata kanë dalë jashtë lokalit.

Pamjet e kapura nga kamera e sigurisë, janë publikuar nga Policia, në përpjekje që të identifikohen këta keqbërës të rinj. /Telegrafi/