Pyper është kompani e hulumtimeve në Kosovë, e cila ndër vite ka dëshmuar rezultate për kompanitë dhe nevojat e tyre. Si kompani hulumtuese ofron një sërë shërbimesh që i përshtaten secilit profil të bizneseve dhe organizatave.
E duke pasur parasysh faktin që jo çdo produkt apo shërbim arrin pritshmëritë, një hulumtim i tregut lidhur me produktin apo shërbimin e juaj do jetë e duhura për ju. Në kuadër të kësaj Pyper ju ofron:
– Hulumtim të brendit
– Hulumtim të konsumatorit
– Testim të produkteve/shërbimeve
– Matje të kënaqshmërisë së konsumatorit
– Hulumtim të punonjësve
– Vlerësim të marketingut
– Hulumtim të audiencës së TV/radios
Përveç kësaj, Pyper mund të cilësohet si ndihma më e madhe për një numër te madh investitorësh të cilët shpeshherë nuk kanë ndonjë ide të qartë se ku të investojnë, çka kane nevojë klientët, dhe më e rëndësishmja si do të jenë pritshmëritë e klientëve.
Përmes Pyper, të gjitha këto dyshime janë më se të mënjanueshme sepse vetë klientët janë ata që ju udhëzojnë se si të veproni dhe paraprakisht ju do të krijoni idenë e saktë të pozicionimit tuaj në treg.
Pyper po ashtu kryen hulumtime të ndryshme si në sferën sociale po ashtu edhe në atë ekonomike, mjedisore e kështu me radhë. Të gjitha këto të dhëna shërbejnë si kompas për organizata dhe entitete të tjera duke i informuar lidhur me gjendjen në vend apo pikët kyçe që duhet adresuar.
Andaj, kontaktoni në info@pyper.info për të siguruar rrugëtimin tuaj në treg. Me Pyper, ju jeni një hap para të tjerëve.