Site icon Telegrafi

Keni akne në fytyrë? Ja çfarë këshillash japin yjet

Një ndër ta është edhe formimi akneve në fytyrë. Eksperienca më e keqe ka të bëjë me atë të fytyrave të femrave të cilat mundohen që këto shenja t’i mbulojnë me grim.

Nga aknet nuk shpëtojnë as yjet botërorë që pavarësisht bukurisë së tyre ato thonë se kjo u ka shkaktuar gjithmonë mërzitje.

“Një ndër pasiguritë e mia ka qenë prania e akneve në fytyrë. Jam munduar ti mbuloj me make up por kjo më shkakton acarime duke mos u ndjerë e lirë”-ka thënë Katy Perry.

“Kam gjithmonë akne dhe është e pabesueshme se si ato ikin në mënyrë dixhitale. Do doja shumë që kjo të më ndodhte edhe në jetën reale”, transmeton oranews Keira Knightley.

“Kam pasur një lëkurë të tmerrshme. Ishte shumë turpëruese. Unë haja shumë chesseburger dhe patate të skuqura çdo ditë. Por kur në një periudhë kohe ndalova, gjëja me e bukur ndodhi… fytyra ime vazhdoi të pastrohej”-ka treguar Cameron Diaz.

“Kur ndjeva se fytyra ime kishte akne, nuk konsumoja më alkool dhe pija shumë ujë. Dhe buzëkuqi është efektiv, largon vëmendjen nga fytyra jo e pastër”-ka folur Rihanna. /Telegrafi
 

Exit mobile version