Telegrafi

Këngëtarja sjell albumin e ri në moshën 100-vjeçare!

Shumëkush do ta festonte ditëlindjen e 100-të me një tortë.

Por, Dame Vera Lynn do ta festojë duke publikuar albumin më të ri muzikor.

Ajo do ta thyejë rekordin e saj të albumeve, pasi që të fundit e ka publikuar në vitin 2014-të kur ishte 97 vjeçare.

Këngëtarja njihet si gruaja që u këndonte ushtarëve të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa albumi do të përmbajë disa këngë të ricikluara. /Telegrafi/