Telegrafi

Arilena vlerësohet në Rusi (Foto)

Festivali “Evropa Plus” në Moskë do të mirëpres edhe tre këngëtare shqiptare.

Dua Lipa, Bebe Rexha, Era Istrefi e Arilena Ara, janë emrat e përzgjedhur për të performuar në këtë festival.

Si Era Istrefi, ashtu edhe Arilena nuk është ditur deri në minutat e fundit nëse do të perfomojë pasi që do të këndonte në gjuhën shqipe hitin “Nëntori”.

Por, si duket Arilena në këtë rast është më me fat. Ajo tashmë ka arritur në Moskë nga ku edhe ka publikuar fotografi dhe Imazhe në Instagram.

Madje ajo ka marrë një vlerësim duke marrë një plaket Platiniumi prej organizatorëve rus.

Ndryshe, tri këngëtaret shqiptare do t’i shohim sonte në festivalin më të madh muzikor rus. /Telegrafi/