Site icon Telegrafi

Këngëtarja shqiptare prezanton babanë e djalit (Foto)

Qe një kohë qarkullonin thashetheme për ndarjen e Ingrit Gjonit nga bashkëshorti. Mediat spekulonin se këngëtarja ishte vetëm, ndërsa për këto gjëra nuk pati asnjë pohim nga ana e saj.

Ajo shpeshherë në rrjetet sociale ka hedhur fotografi të ndryshme me djalin e saj, por ka qenë më e rezervuar për partnerin.

Këngëtarja e ka mbajtur jetën e saj private larg syve kureshtarë të publikut, por kësaj radhe ka vendosur ta thyejë heshtjen dhe të mbyllë spekulimet.

Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi të djalit me të atin duke shkruan: “Paridi me babin!”.

Exit mobile version