Site icon Telegrafi

Këngëtarja serbe pyetet nëse përfaqëson Shqipërinë e veshur kuq e zi, ja reagimi i saj (Video)

Gjatë konferencës për shtyp nga përfaqësuesit e shteteve në Eurovizionit, këngëtarja serbe u gjend në një situatë të palakmueshme.

Ajo dhe ekipi i saj ishin veshur me ngjyrat kuq e zi dhe kjo bëri që gazetari i “ESCBubble” ta pyes nëse ajo me atë veshje përfaqësonte flamurin e Shqipërisë, transmeton Telegrafi.

E gjendur në një situatë të vështirë ajo nuk preferoi të përgjigjet duke thënë se për këtë mund të flasë drejtori i koregrafisë .

“Ngjyra e kuqe nuk përfaqëson Shqipërinë, por kjo është ngjyra që përfaqëson dashuri, pasion dhe çdo gjë tjetër që ju mund të shihni te e kuqja, përveç simbolit që ju keni parë”, tha ai.

Për të parë këtë pjesë dhe reagimin e plotë të tyre, mund të shikoni nga minuta 5:20./Telegrafi/

Exit mobile version