Portali serb B92 sot i kushtoi një shkrim faktit se si këngëtarja serbe Ana Petrovic, e cila ka përpunuar këngën hit të këngëtares shqiptare Era Istrefi.
“Edhe kjo ndodhi: këngëtarja serbe e përpunon hitin shqiptar dhe nuk tingëllon edhe aq mirë”, shkruan B92, duke e theksuar se versioni serb është më folklorik dhe se përmban skena më provokative.
Më tej ata shkruajnë se nuk është i panjohur fakti që këngëtarët e estradës serbe i pëlqejnë t’i përpunoj këngët greke dhe bullgare, por që deri më tani nuk ka pasur asnjë rast që ndonjë këngëtare e tyre ta këndojë një këngë shqipe.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=69&v=qUgvyebFpMM