Në debatin për pranimin e Kosovës në UNESCO ishte përfshirë edhe këngëtarja serbe Jelena Karleusa.
Jelena, përmes rrjeteve sociale kishte filluar lobimin kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë, duke ftuar të gjithë që të mbrojnë, sipas saj, kulturën serbe në krahinën jugore serbe të Kosovës, transmeton Telegrafi.
Madje ajo në një nga mbishkrimet e saj quajti “kriminelë” shqiptarët. Por, vetëm një ditë pasi Kosova u pranua në UNESCO, artistja serbe ka fshirë nga profili i saj në “Instagram” të gjitha fotografitë dhe mbishkrimet që publikoi kundër Kosovës. /Telegrafi/